Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar ankimimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.
“Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e subjektit politik LSI e cila i bashkohet palës paditëse në këtë proces (PD)”, u tha në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor.
Kujtojmë se ishte PD-ja e cila ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të ishte me numra dhe emra, por e renditur në mënyrë vertikale dhe jo horizontale.
(R.G/Faxweb.al)