Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“U shokova”, Anila Jole rrëfen njohjen nga Facebook me Kasem Hysenbelliun dhe momenti kur i hapi dyert e televizionit: Nuk hezitoi as një orë të më pëgjigjej

Themeluesi dhe Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm teksa po kurohej nga koronavirusi në Turqi, ishte ndër ata njerëz që i hapnin derën gjithkujt. Këtë e ka rrëfyer edhe kryeredaktorja e News24, Anila Jole, e cila tregoi njohjen me Hysenbelliun përmes Facebook dhe më pas mikpritjen që i bëri në median ku punonte që ta kishte pjesë të stafit.

“Është e veçantë njohja ime me Kasemin. Kam qenë në Greqi kur ishte drejtues i televizionit News24, kisha punuar më herët dhe isha larguar. Nuk ishim takuar më parë, i shkruaj në Facebook dhe i them, “Zoti Kasem, unë kam dëshirë të vazhdoj të punoj për News24 që nga Greqia sepse ka mjaft lajme për shkak të emigrantëve që jetojnë aty, për shkak të zhvillimeve të krizës ekonomike, a e shihni të arsyeshme që të jem bashkëpunëtorja juaj?” Pa hezituar fare, më përgjigjet, “Po, me dëshirë”.

Këmbenim shpesh mendime, shfaqte mjaft interes dhe në redaksi thoshte ‘Greqinë e kam të blinduar sepse kam një gazetare të mirë’. Më vonë, në një moment vij në Shqipëri vij në News dhe Kasemin që nuk e kisha takuar më parë. Më priti sikur kishim vite që njiheshim, më prezantoi studio, gazetarët e rinj me një krenari të ligjshme që kishte krijuar një televizion të tillë. Ishte njeriu që pëlqente fjalën e fundit të teknologjisë dhe i kishte aplikuar në News.

Në vitin 2014, vendosëm të ktheheshim në Shqipëri dhe i shkruajta sërish dhe i them që nëse e shihni të arsyeshme, dua të rikthehem në News. Jo sikur të ishte drejtues i një televizioni të madh, nuk hezitoi asnjë orë që të më përgjigjej, “Mirë se të vish Anila” dhe më emëroi kryeredaktoren e televizionit. I jam shumë mirënjohëse”, rrëfen Jole.

Lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Hysenbelliut e trishtoi dhe e shokoi shumë, por Jole shprehet se do ta kujtojë gjithmonë si njeri me zemër të madhe, shumë energjik, optimist dhe plot me humor.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.