13:26 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anila Denaj tregohet e sinqertë: Patjetër që do ta paguajmë faturën 110 milionë euro për Becchetin

07:33 | 21/07/2021
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anila Denaj tregohet e sinqertë: Patjetër që do ta paguajmë faturën 110 milionë euro për Becchetin

Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe të humbura në arbitrazh, 110 mln euro nga të cilat i takojnë çështjes me sipërmarrësin Francesco Becchetti.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit.

Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër.”- tha Denaj.

Ministrja shtoi se qeveria ka arritur një marrëveshje e cila i lejon pagesën me këste të një prej këtyre faturave.

“Ka dhe marrëveshje brenda katër elementëve që listuat pa qënë nevoja të themi kush. Pra edhe elementi marrëveshje me palën është një element i njohur. Marrëveshje për ta shtyrë me këste pagesash ose për të arritur një marrëveshje e cila mund të cojë… se mund të ketë disa produkte në proces.

Por atë që vlen sot të themi ; çdo proces gjyqësor është një dëm por do duhej Shqipëria për hir të këtij dëmi të mbante një dëm më të madh? Këtë duhet ta vlerësojmë dhe për secilin rast duhet të shkojmë të bëjmë një analizë. E parë nga jashtë nuk vlen. është gjykim personal.” – tha Denaj në Përballë.

 

Pas

Zbulohen të dhënat nga auditi i brendshëm, cila nga ministritë shkëlqeu dhe cila ngeli në klasë për veprimet me thesarin

Para

Skandali i përgjimit me programin izraelit, mes të shënjestruarëve edhe Macron, Franca nis hetimet

Para
Skandali i përgjimit me programin izraelit, mes të shënjestruarëve edhe Macron, Franca nis hetimet

Skandali i përgjimit me programin izraelit, mes të shënjestruarëve edhe Macron, Franca nis hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.