Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Anglia burim të ardhurash? Sékuestrohet një tjetër shumë parash në Rinas, ku ishin fshehur

Pólicia Kufitare ka sekuestruar 22 mijë paund cash ndaj një shtetasi që vinte nga Lutoni. I identifikuari me inicialet D.T., i cili udhëtonte nga Lutoni kishte vendosur sasinë e parave në valixhe dhe trup, të cilat ishin të padeklaruara dhe u sékuéstruan në cilësinë e provës materiale. Edhe ditën e djeshme, u sékuestruan 42 mijë paund të një shtetasi që vinte nga i njëjti qytet i Anglisë.

Njoftimi i plotë: Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Pólicisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sékuéstruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *