Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Fotot dhe emrat, kush janë 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli, mes tyre dhe komando ushtrie

Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Shkrimi është publikuar nga gazetari Jon Austin, i cili raporton për 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli.

Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan tch.

Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4- Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6- Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7- Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.

Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe kërkon që qytetarët të mos iu afrohen atyre.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *