Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U arrestuan 4 persona për atentatin e dështuar ndaj tij, reagon biznesmeni Andon Dhima: Pres zbulimin e…

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me zbulimin e 4 personave, si autorë të dyshuar të atentatit të dështuar ndaj tij, i cili ndodhi të enjten e kaluar.

Me një reagim në Facebook, Dhima pasi falënderon policinë për arrestimet, kërkon që të zbulohet urdhëruesi i këtij atentati.

Reagimi i plotë i Andon Dhimës: Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.

Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.

Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin.

Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte.

Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit. Me respekt Andon Dhima.

Pòlicia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur të enjten e kaluar, ku dy persona, tentuan që të vrísnin biznesmenin Andon Dhima teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Për ngjarjen janë vënë në pránga 4 persona, dy prej tyre ata që kanë ndjekur biznesmenin Dhima në hyrje të pallatit, dhe 2 të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët janë me prècedentë të mëparshëm pènalë.

Faxëeb.al mëson se personat e arrèstuar janë Gridi Lena, i cil ka qenë i dènuar më parë me 6 vite bùrgim, për vjèdhje me ármë në Gjermani, dhe Altin Hoxha 35 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë për plágosje me ármë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndálohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: Mariglen Metohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dènuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *