Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndryshimet në kushtetuese/ Andi Përmeti: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet, u kemi dhënë të drejtën qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Deputeti Andi Përmeti i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, ku do të sanksionohen listat e hapura dhe praktikisht heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Përmeti tha se ato kanë hequr togfjalëshin që nuk “ndryshohen lista pasi dorëzohet në KQZ” dhe “kanë hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë vota si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë.

Sakaq Përmeti tha se ato nuk kanë thënë kurrkund se do të ndalohen koalicionet, dhe sipas ti listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet.

“Neni i kushtetutës i përcaktuar thotë që lista shumëemërore e një partie nuk ndryshon dot mbasi dorëzohet në KQZ, kjo nënkupton listë të mbyllur. Kush parti dorëzon listën në 12 të natës nuk ke mundësi ta ndryshosh. Ne kemi nënkuptuar votën pëlqyese që i shkon direkt kandidatëve për deputet.

Ne kemi hequr togfjalëshin që lista nuk ndryshon më pasi dorëzohet në KQZ, dhe kemi hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë votat si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë, duke qenë populli që të zgjedhe përfaqësuesit e tyre.

Ne nuk kemi thënë kurrkund që do të ndalohen koalicionet. Unë nuk e kam shprehur, kurrë nevojshmërinë për të ndaluar koalicionet. Listat e hapura nuk i ndalojnë koalicionet dhe kushdo nga partitë mund të ketë mundësinë që të bashkohet dhe ti kërkojë votën qytetarëve. Sigurisht duhet bërë një formulë ndryshe, por në momentin që partitë do të lejohen që të bashkohen para zgjedhjeve do të thotë që koalicionet nuk do të ndalohen.

Çfarë do të sjellin listat e hapura? Unë shpresoj shumë, ka qenë një nga betejat e mia, pa marrë mandatin. Ka qenë një nismë të cilën e kam mbështetur dhe besoj se është ndryshimi i politikës shqiptare. Sot ne për fat të keq kemi një sistem politik që ka sjellë Shqipërinë në këtë pikë pasi i jep kryetarëve të partisë një fuqi perandorake. E shndërrojnë në një pushtet absolut dhe kjo ka deformuar edhe karakterin e deputetit. Sot për fat të keq të rrallë janë ato që mund të shprehin mendimin e tyre të lirë, apo kundërshti ndaj kryetarit. Lufta është kush është më servil i kryetarit që të futet në lista. Sot ne këtë e kemi hequr dhe sot ne kemi hapur listat, që do të thotë se sot gjithkush që përveç votave për partinë do të kërkojë dhe vota për vete. Ne ju kemi dhënë të drejtën qytetarëve që të jenë ato që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe kjo demokratizon dhe partitë politike, por të gjithë sistemin.”- tha Përmeti.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *