Në një kohë kur u shemb dhe Teatri Kombëtar, një nga kauzat që u mbajt për më shumë se 2 vite gjallë nga artistët, dhe që gjeti edhe përkrahjen ne shumicën e herëve të opozitës, kjo e fundit është vënë sot nën akuzë dhe në presion. Nën akuzën se mund ta ketë shitur kauzën, dhe nën presionin se çfarë do të ndodhë pas ditës së sotme.
Pikërisht në këtë situatë, gazetari Andi Bejtja nuk ka kursyer as opozitarët ku për Bashën thotë që është mirë të i vetëshkrihet, Mona të shtrojë byrekun tek LSI, Meta të masturbojë para Kushtetueses
“Kjo ditë mund të kthehet në një ditë të bardhë vetëm nëse presidenti dhe partitë opozitare shpallin shkrirjen e tyre, të lenë godinat e të bëhen barabartë me qytetarët. Kur them shkrihen, të shkrihet PD-ja, LSI-ja dhe Presidenca dhe të dalin në shesh bashkë me njerëzit dhe këtu të riformatohet opozita.
Qëllimi i mbrojtjes së Teatrit dështoi, prandaj e vetmja mënyrë është të dalin në Bulevard me njerëzit ose ndryshe s’ka formë tjetër. Basha të vazhdojë të këndojë në banjo himnin e PD-së, Monika të shtrojë byrekun te flamuri i LSI-së te selia dhe Presidenti të vazhdojë të mastrubojë me Kushtetutën. Unë këtë shoh, nuk shoh rrugë tjetër”, deklaroi Bejtja.
Ndërkohë që vetë artistët me në krye regjisorin Edmond Budina tha se presidenti duhet të shpërndajë një orë e më parë Kuvendin, dhe në rast se nuk e bën këtë, nuk do të kishte më besimin e tyre. Po ashtu Budina tha se është në dorën e opozitës që ti bashkohej apo jo artistëve, dfhe në të kundëert, ata do të bënin mirë që të shkonin në djallë.
“Do të qendrojmë deri në rrëzimin e kësaj qeverie të paligjshme. I bëj thirrje presidentit që të shpërndaje parlamentin. Partitë politike ti bashkohen levizjes qytetare, nëse nuk duan në djall të veni. Ky ishte një shembull qytetarie të vazhdojnë protesta që të rrëzojnë këtë qeveri.”- tha Budina. (E.K/Faxweb.al)