Analisti Arjan Çuri në emisionin “Zonë e Lirë” teksa ka folur për fushatën zgjedhore, ka thënë se pas fushatës së Ramës qëndrojnë dy filozofë francezë të cilët e këshillojnë të shaj sa më shumë, ndërsa pas Lulzim Bashës qëndrojnë këshilltarë izraelitë.
“Nuk ka fare rëndësi, kush luan më bukur atë rol që pëlqehet. Çudia e madhe është që strategët po sundojnë të njëjtin popull, njërit i thonë bëhu si këta, tjetrit i thonë bëhu i mirë. Rama ka dy filozofë francezë shumë të mirë, këta më kanë takuar mua. Kurse Basha ka dy izraelitë. Këta dy francezët i kanë thënë Ramës shaj sa më shumë, kurse izraelitët Bashës i thonë se sondazhet tona tregojnë që të duan një njeri normal, të mirë. Dy izraelitë kundrejt dy francezëve, këta e bëjnë fushatën”, tha Çuri.
“Racionale dhe e arsyeshme fushata e Bashës, pasionante e Ramës. Fushata e Bashës në gjykimin tim është ndoshta nga fushatat me etikë më të lartë në 30 vitet e fyndit. Tjetra që është emocionale dhe pasionante është me qëllim. Avantazhi tek fushata pasionante është se gjykimi është më i shpejtë, por kësaj here me këto që i kanë ndodhur shoqërisë shqiptare, ne kemi parë politikanë pasionantë si puna e Ramës. Është momenti që të kemi politikanë tamam. Kjo fushatë pasionante e Ramës do vlente para 4-5 vitesh, kishte tipologji të tillë politikanësh në vendet e tjera të Evropës. Shoqëria do lider të vendosur, jo pasionant. Kemi përballë dy modele të ndryshme, jam i idesë që efekti i komunikimit dhe fushata nuk vendosin këto kush do fitojë”, tha Ervis Iljazaj.
“Unë nuk i besoj këto lulet që këta kanë filozof nga pas, i besoj që i kanë këta filozofët, por i kanë sa për garniturë. Z. Basha e mbaj mend që prej fillimit dhe tani me pamjen e një lideri të qetë. Deri tani shqiptarët anojnë nga Rama, deri tani historia ka treguar që në Shqipëri pëlqehen liderat e fortë. Por mendoj se shohim që ka nevojë për njerëz normal sepse konstatohet një tejngopje me këtë stilin agresiv”, tha Adriatik Lapaj.