AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Analisti vë me shpatulla pas murit Patozin: Po bëni opozitën e opozitës, i shërbeni Edi Ramës

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, që prej themelimit të këtij projekti politik është përballur me jo pak kritika dhe akuza të cilat nuk kanë munguar as nga përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare.

Mbrëmjen e kaluar me Patozin debatoi edhe analisti, Agron Gjekmarkaj duke i kujtuar se me ngutin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe me gjuhën e përdorur, e njëjtë si ajo e Ramës, po bëhet fasadë e kryeministrit, në një moment të vështirë të tij.

“Ju, Astrit e keni akuzuar Bashën për pazar me Ramën në vitin 2017. A mos jeni ju në këtë moment që po beni pazar me Kryeministrin, duke pranuar të shndërroheni në ditën e tij më të vështirë (sepse dështim i madh është për një shef ekzekutivi të shkojnë në zgjedhje pa opozitën), si fasadë legjitimiteti opozitar? Ai ka nevojë për këtë dhe ju po ia shërbeni këtë nevojë!”- ka thënë Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”.

Ai më tej deklaroi se pavarësisht asaj çfarë ka deklaruar Patozi se nuk i donte votat e demokratëve të revoltuar, ky i fundit ka nevojë për çdo votë por argumenton se ato mund ti sigurojë duke mos pranuar të futet në zgjedhje farsë.

“E quaj farse nje proces elektoral pa opoziten dhe nuk ka kuptim te votoj, pra refuzoj te votoj ne zgjedhje një partiake! Persa i perket partise te themeluar nga zoti Patozi dhe pjesëmarrjes ne zgjedhje kam disa objeksione: Ju, Astrit e keni akuzuar Bashen per pazar me Ramen ne vitin 2017. A mos jeni ju ne kete moment qe po beni pazar me Kryeministrin, duke pranuar te shnderroheni ne diten e tij me te veshtire (sepse deshtim i madh eshte per nje shef ekzekutivi te shkojne ne zgjedhje pa opozitën), si fasade legjitimiteti opozitar? Ai ka nevoje per kete dhe ju po ja sherbeni kete nevoje!

Qe ju keni krijuar parti eshte mese normale, jeni ne te drejten tuaj, por pjesëmarrja ne zgjedhje te bojkotuara, urgjenca me te cilin gjykata jua jep vendimin e sidomos ajo per tu regjistruar ne probleme me ligjin ju nxjerr ne drite te keqe para elektoratit te djathte! Pat ngazellim per krijimin e ketij formacioni nga njerëzit e mazhorances, kur e tepruan ne gezim doli Kryeministri ne parlament dhe tha “Patozin e ka futur Saliu” duke bere diversion, duke krijuar “kundershtarin” e duke ju dhene ju kete status!

Ai ka nevoje qe ju tani te konsideroheni kundershtar! Para se te vija ketu une kontrollova artikujt e mi dhe pashe qe ne 7 a 8 taste kam kritikuar ashper Lulzim Bashen per nderprerjen e disa karrierave ne PD dhe per ju, per zevendesimet dhe listen qe beri e s’kam asnje pendese, per mua e djathta eshte me shume se Sali Berisha, Luzim Basha, se ju, eshte elektorati, jane njerëzit dhe ne kete rast ata opoziten e duan te kompaktesuar kunder Edi Rames, pershtypja e tyre eshte se ju po i sherbeni atij!

Ju thate se nuk i doni votat e demokrateve te zemeruar, ju teorikisht keni nevoje per cdo vote, te zemeruara e te gëzuara, por ato mund ti merrni nese e rimemdoni vendimin tuaj per te mos marre pjese ne zgjedhje farse, nese nuk beheni ushqim per nevojat e Edi Rames! Padashje a me dashje ju po perdorni gjuhen e Kryeministrit ndaj Opozites!

Qe ajo do te shkaterrohet, qe ajo do te shkrihet, koalicioni i ëndrrave, pra po beni opoziten e opozites dhe kjo tradhton ligjerimen tuaj te djathte dhe ju nxjerr ne poziten e “gabimit” dhe “tradhtise” ndaj saj ndaj njerëzve qe ndihen te tille!”, deklaroi Gjekmarkaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *