Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Analisti Plator Nesturi kritikon opozitën: Nuk më duket i besueshëm! Duhet të armatoset rëndë dhe të krijojë frymë

Analisti Plator Nesturi ishte i ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani, në Fax News ku diskutoi rreth diskursit të opozitës e cila lë për të dëshiruar pasi duhet të ketë argumente të tjera si dhe duhet të jetë më e bindshme.

“Vërehet shpesh gjatë gjithë kësaj kohe diskursi opozitës përqendrohet tek fakti që kanë kaluar 8 vjet dhe tani ka ardhur radha e opozitës. Normale çdo lloj demokracie i bën mirë ndryshimet edhe këto që janë forca të reja në një farë mënyre i japin një lloj frymëmarrje të re dhe kontribut të ri.

Edhe unë mund ta besoj këtë që 8 vjet padyshim që të konsumojnë, ka plot gjëra të cilat mund të jenë të kritikueshme, por jemi përpara një beteje elektorale, në betejat elektorale është normale që hyhet për të fituar dhe të dyja palët duhet të armatosen rëndë në një farë mënyre që të përballojnë presionin, trysninë dhe gjithçka me armët ndaj njëri-tjetrit, armë në kuptimin figurativ të fjalës. Vetëm diskursi opozitës për faktin që kanë kaluar 8 vjet dhe tani ka ardhur radha, nuk më duket i besueshëm tek elektorati shqiptar.

Unë besoj se vetë elektorati është shumë i vëmendshëm në çfarë po ndodh dhe në një farë mënyre ajo që shpesh herë është thënë që opozita nuk ka ditur të krijojë një frymë në vetvete ka një peshë e cila ndihet tek elektorati.

Por një betejë politike ka të bëjë shumë pesha e komandantit  të ushtrisë, pavarësisht pjesëve të veçanta që mund të jenë shumë më aktive, shumë më të besueshme. Tek ky komandant janë vërejtur goxha të meta, të meta të cilat në vetvete mund të kushtojnë rëndë, duhet të ketë argumente të tjera kjo opozitë, duhet të jetë më e bindshme duhet të krijojë frymë gjë që kjo vërtet nuk vërehet. Kështu që në një farë mënyre në diskursin politik që mund të bëhet, duhet të futen të gjithë këto parametra, jo thjesht elementi 8 vjeçar”– u shpreh analisti Nesturi.

Në lidhje me këtë i është përgjigjur kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehu duke i thënë se: “Ne nuk fusim thjesht elementin kohë, koha në politikë është si në vend të fizarmonikës, shtypet edhe zgjerohet në funksion të asaj që është bërë gjatë viteve. Për shembull Gjermania nuk e ndjen kohën e Merkelit. Nuk është koha një çelës. Elementi kohë ka një vlerë relative, ne nuk po themi të iki Rama që ka ndejtur 8 vjet, ne po themi të iki Rama se dhe 8 ditë kur rrinte ka bërë zollume. Nuk është çështje kohe kjo pjesë se po të themi të largohet Rama sepse ka bërë moshën, kjo s’është çështje pensioni, ne po themi se ka bërë zollumin.”

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *