Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mori pjesë në protestën e Teatrit/ Vajza e zv.ministrit Shkreli jep dorëheqjen nga detyra: Njerëzit për liri kanë dhënë jetën

Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe partnerja e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”.

Mësohet se dorëheqja e Ana Shkrelit ka lidhje me pjesëmarrjen e saj në protestat e qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan: “Ne oren time te zeze mendova se njerezit per liri kane dhene jeten. Fillim i ri.”

Po ashtu Shkreli i ka komentuar edhe mamaja e saj, ish -deputetja socialiste Ledi Shamku, e cila teks ai kujton një poezi të Maks Velos për lirinë, nënvizon në fund “Rroftë liria bashkë me ty! Rrofsh e lirë!”

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale, zv.ministri Artan Shkreli thumboi ministren e Kulturës Elva Margariti, pas daljes në emisionin Open, ku mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!-shkruan Artan Shkreli, në një postim të tij në rrjetet socoale, të cilin e ka fshirë për arsye të pashpjegueshme pak minuta më vonë. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close