Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Paketat ekonomike ndaj pandemisë, deputeti flet për amnisti fiskale, ja sa do jetë shuma

Masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës pas pandemisë sipas deputetit socialist Ervin Bishati do të prekin edhe amnistinë në ekonomi.

Nisma për miratimin brenda muajit të ardhshëm të ligjit për të kryer një amnisti të përgjithshme fiskale dhe të kapitalit, për deputetin socialist Ervin Bushati është e domosdoshme tani më shumë se kurrë. Bushati sqaron se sot është koha për të bërë amnistinë, në mënyrë që ekonomia të hapet, kapitali të investohet dhe nga ana tjetër sistemi i drejtësisë pas reformës do të kontrollojë më mirë paratë që vijnë nga aktivitete kriminale.

Megjithatë nuk do të përfshihen në amnisti zyrtarët e lartë, gjyqtarët e prokurorët dhe politikanët. Ervin Bushati thotë se kur ligji të diskutohet në komision, do të shihet edhe rrethi i familjarëve që do të përjashtohen nga nisma.Shuma që pritet të legalizohet mund të arrijë në një shifër prej më shumë se 5 miliard dollarësh.

Amnistia pritet të zgjatë 1 vit dhe do të realizohet me 3 fasha, tatimi mbi shumën që do të paguhet mendohet se në fazën e parë të jetë 5%, duke u përshkallëzuar  në 7% te fasha e dytë dhe 10% te e treta.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *