Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Amerika i tregon ‘dhëmbët’ Iranit, teston 52 avionët e luftës (Foto)

Vijojnë kërcënimet dhe tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, nga trupat amerikane.

Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.

“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *