Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, ku 61-vjeçarja jetonte prej vitesh. Mësohet se shqiptarja ka vdekur në vend sakaq personi që e aksidentoi është zhdukur.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, sakaq trupi i së cilës u dërgua në morgun e “Murri” në Fermo.
Karabinierët e Komandës të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për drejtuesin e makinës.