AktualitetFlashKryesoreSocialeTe FunditTe Gjitha

“Ambjent me qera për nxënësit e klasës së parë”/ Mësimi me dy turne, problem në zonat rurale (video)

Një nga problematikat e shkollave 9-vjeçare, kryesisht në zonat rurale është zhvillimi i mësimit me dy turne, për shkak të mungesës së klasave. Mësimi pasdite nuk këshillohet nga psikologët, pasi fëmijët lodhen më kollaj dhe e kanë të vështirë të përqëndrohen gjatë procesit të mësimit.

Një situatë e tillë konstatohet edhe në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mlizë, në Elbasan. E gjithë godina ka vetëm katër klasa dhe sallën e mësuesve.

Në emër të prindërve kryetarja e bordit Genta Tahiri shprehet e shqetësuar për zhvillimin e mësimit me dy turne. Sipas saj në dimër situata është më e vështirë, ku fëmijët u duhet të kthehen në shtëpi natën, në emër të komunitetit të zonës, Znj Tahiri kërkon shtimin e klasave në shkollë, pasi mjedisi aty pranë e lejon.

“Mësimi më turne është problematike, pasi shumica prindërve janë në punë dhe s’kanë mundësi të marrin. Do ishte mirë që mësimi të zhvillohej vetëm më një turn”.

Për të mos lejuar që klasa e parë të zhvillojë mësim pasdite drejtoria e shkollës ka marrë me qera katin e parë të një ndërtese aty pranë. Por mjedisi në fjalë nuk i ngjan aspak atij shkollor.

Të pyetur për këtë fakt zyra Arsimore në Elbasan pranon se do të zgjidhet gradualisht nëpërmjet investimeve. Problem për këtë të fundit mbetet mësimi në klasa kolektive, kjo edhe për shkak të zhvendosjes së popullsisë.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *