Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të zhvillohet një takim me zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadorë të vendeve ballkanike.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Kim ka bërë të ditur se në takim do të diskutohet mbi prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, më të rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.
Ndërkohë takimi organizohet në momentin kur Brukseli dha një përgjigjie negative sa i takon progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke mos hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
?? ambassadors to ?? ?? ?? ?? ?? ?? ?? met with State Department leaders this week to discuss priorities in the Western Balkans, especially regional cooperation & integration – more important than ever. pic.twitter.com/rAiukfaTjF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 24, 2022