Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në Shkodër, ku është ndalur fillimisht në një takim me kreun e listës së PD-së Helidon Bushati.
Kim nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët e pranishëm, dhe menjëherë pas pritjes nga Bushati ata kanë hyrë në selinë e PD-së së Shkodrës.
Pas tij Kim do të takojë Edona Bilalin nga PS dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Lëvizjes Për Ndryshim, Jozefina Topalli.
Të gjitha këto takime janë jozyrtare, dhe padyshim që do të kenë në fokus mbarëvajtjen e fushatës dhe zgjedhjeve të 25 Prillit.
Fushatën e takimeve nëpër qarqe Yuri Kim e nisi që në qytetin e Elbasanit ku takoi Taulant Ballën dhe me pas edhe Gazmend Bardhin e Monika Krymadhin. Nga aty Kim ka bërë thirrje të herëpashershme që emrat e kandidatëve për deputet të jenë me integritet.
(E.K/Faxweb.al)