Ambasadorja franceze Christina Vasak ka folur nga Elbasani në lidhje me qëndrimin e Francës.
Vasak deklaroi se është momenti që gjërat të fillojnë të merren nga baza. Ambasadorja tha se vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Gjithashtu ajo vuri theksin edhe tek Samiti i Zagrebit, duke u shprehur se mund të ketë dritë jeshile për Shqipërinë.
Vasak tha se ta keni të qartë se Presidenti francez është shprehur qartë mbi mbështetjen që do ti japi Shqipërisë dhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.
“Eshtë momenti që gjërat të fillojnë të merren nga baza dhe se vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Presidenti francez është shprehur qartë mbi mbështetjen që do ti japi Shqipërisë dhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.
‘Samiti i Zagrebit në maj të 2020-ës është shumë i rëndësishëm. Mund të ketë dritë jeshile për Shqipërinë. Vendimi i KE-së në tetor nuk i mbylli dyert vendit tuaj. Franca dhe presidenti i saj Macron mbështetin çeljen e negociatave’’, nënvizon ambasadorja e Francës në Shqipëri.”