Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ambasadori i ri amerikan në Serbi i kërkon Daçiçit: Ndalni fushatën kundër Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka takuar sot  ambasadorin e sapoemëruar amerikan Beograd Anthony Godfrey, me të cilin foli edhe për çështjen e Kosovës.

Daçiqi  i cili informoi Godfrey për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme, ka bërë me dije se me diplomatin amerikan temë e takimit ka qenë edhe Kosova.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” tha Daçiç për Tanjug.

“Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës”.

Kujtojmë se SHBA’të i kanë bërë thirrje Serbisë që disa herë të heq dorë nga ofensiva për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *