Ambasadori i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev ka paralajmëruar sot se do t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Europian një mision stabilizues që të parandalojë destabilitetit politik në Maqedoni.
“Është një pranim dramatik se ky vend është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë prej një kohe të gjatë, po eskalon, dhe Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, – ka deklaruar Noev.
Sipas tij Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar. Po kështu ai shtoi më tej se çështja qëndron në faktin nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme. (J.V/Shuplaka)