Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shqipëria ka marrë ‘po’ për bisedimet” ambasadori gjerman flet nga Shkodra dhe për krizën politike: Ka shumë për të bërë!

Ambasadori i gjerman Peter Zingraf gjatë një vizite në Shkodër ka deklaruar para gazetarëve se Shqipëria ka bërë hapa para dhe se dyert për vendin tonë janë të hapura.

Po ashtu Zingraf ka shtuar se janë disa kushte për tu plotësuar dhe se këtë nuk duhet ta bërë për Brukselin apo për Berlinin, por për vetë siç është Gjykata e Larta dhe kushtet e tjera.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka marrë po për bisedimet për anëtarsimin në BE. Kancelarja ka deklaruar se dyert për Shqipërinë janë të hapura dhe se po punojmë intensivisht për këtë temë.

Unë mendoj që përqendrimin i presidencës gjermane është tek Covid-19 dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive. BE do të jetë një partner i fortë për Shqipërinë.

Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushtet për tu plotësuar dhe këtë nuk duhet ta bëjë për për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është krijimi i Gjykatës së Lartë dhe kushtet e tjera.”- tha Zingraf.

Sa u përket krizave dhe tensionet mes palëve Zingraf tha se jemi në mes të një fushatë elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *