AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ambasadorët e BE-së dhe ShBA-së takojnë Prokurorin e Përgjithshëm, Soreca: Reforma në drejtësi përparësi kryesore për Shqipërinë

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë priti sot në një takim zyrtar Znj. Leyla Moses-Ones, Zëvendës Ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Duke uruar suksese, dy ambasadorët vlerësuan procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe formimin e institucioneve të reja si hap mjaft i rëndësishëm në formimin e institucioneve të reja në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Me një postim në Twitter, Soreca shkruan se në takim u diskutua për përparësitë kryesore të zyrës së re të Çelës, ndërsa shton se zgjedhja e tij si kryeprokuror “paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi”.

Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Soreca.

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *