Presidenti Ilir Meta tha mbrëmjen e sotme se disa ambasadorë bëjnë minimizimin e skandalave sa herë zbulohen apo të raporteve ndërkombëtare, ndërsa i ka shënjestruar si mburojë të Edi Ramës.
Meta tha se kur Donald Lu ishte ambassador i shkonte në zyrë dhe më kërkonte shpjegime, ndërsa kur zbulonte se e kishin mashtruar thoshte që e kishin manipuluar, ndërkohë qëndrimet e ambasadorëve i konsideron si komplote personale të tyre dhe jo të shteteve që përfaqësojnë.
“Ata rrijnë gjithë ditën me Edi Ramën, kontrollojnë mesazhet dhe po nuk bënë një gjë që thotë ai (Rama) nuk ta hap telefonin. I ke dëgjuar ata ndonjëherë të flasin për problemet e Shqipërisë? Del një raport apo një skandal diku, ata dalin dhe e minimizojnë. Ky është komplot, jo i SHBA-ve por i atyre personalisht. Më ka ardhur në zyrë Donald Lu kur ishte dhe më thoshte më fal por më kanë disinformuar ata të PS-së”, tha Meta në “Open”.
“I kam përkëledhur më shumë seç duhet këta… unë do jem shumë i qartë për cilindo vagabond kombëtar që mendon se mund të poshtërojë popullin shqiptar”, shtoi Presidenti
Analisti: Ke forcë manipulative.
Meta: Nuk kam forcë manipulative jam Presidenti i Republikës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)