Ashtu siç u lajmërua edhe mbrëmë nga Kryeministri Edi Rama nga sot ka filluar riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve që mbeten jashtë kufirit të shqipërisë si pasojë e mbylljes së kufijve nga pandemia globale.
Pas riatdhesimit sonte në darkë të shqiptarëve nga Italia, edhe Ambasada e Shqipërisë në Londër ka dalë me një njoftim ku lajmëron të gjithë shtetasit shqiptar që të organizohen për tu kthyer në vendlindje ditën e nesërme teksa publikon edhe numrin prej 129 personash që kishin ngelur në Angli.
Ndërkohë bëhet me dije se edhe në Greqi po merren të njëjtat masa sipas urdhërit të qeverisë shqiptare.
Njoftimi i plotë
“Te dashur bashkatdhetare: bashkelidhur eshte lista e pasagjereve qe do te nisen neser per ne Tirane me avion.
Ju informojme qe fluturimi do jete neser ne oren 20:00, nga aeroporti i LUTON.
Te gjithe personat e listes duhet te paraqiten jo me vone se 3 ore perpara. Takimi do te jete tek hyrja e aeroportit ne sektorin departure . Te gjithe udhetaret duhet te jene te pajisur me maske dhe me doreza, te cilat do te mbahen gjate gjithe udhetimit.
Te gjithe studentet pasi te plotesojne rubriken sipas kerkeses se ardhur nga MEPJ bashkelidhur, duhet ta percjelle gjithsecili ne adresen e konsullates: [email protected], me rubrikat e plotesuara.
Sqarojme se mos plotesimi i rubrikave dhe mos dergimi menjehere ne adresen e konsullates veshtireson ose pamundeson imbarkimin tuaj ne avion.
Ju falenderojme per mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj”!