Një ditë para protestës së opozitës ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka folur në studion e Fax News duke e komentuar këtë protestë si paqësore dhe bazike për ruajtjen e demokracisë në vend.
E pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadës amerikane e cila u bëri thirrje qytetarëve por edhe opozitës që të mos ushtrojnë dhunë dhe se parlamenti është legjitim, Pampuri deklaroi se opozita në asnjë nga protestat e saj nuk e ka bërë një gjë të tille dhe se: “Prishja e një kërpudhe nuk është ushtrim dhune”.
“Ambasada amerikane ka bërë thirrje për protestë paqësore e cila legjitimon parlamentin dhe reformën në drejtësi. Nga informacione që përfaqësues nderkombëtarë kanë përçuar është primar, por ajo që kërkon opozita jashtë parlamentit është një demokraci e pastër si demokracia amerikane dhe ajo europiane. Unë kam përshtypjen që nëse ngjarje të tilla do të ndodhnin në Amerikë, një mbrojtje e tillë ndaj qeverisë do të ishte në kundërshtim më ligjn. Nuk është dhunë të prishësh një kërpudhë.“- është shprehur ish-deputetja.
Ndërkohë në vijimësi të fjalës së saj ajo tha se: “Opozita ka nisur një sistem takimesh me të gjithë përfaqsuesit e BE-së dhe ata të Amerikës duke i njohur me situatën aktuale politike.”
Nga ana tjetër një ditë para protestës policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj proteste, e cila është thirrur nga opozita me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama.
Kryeministria tashmë që ditën e djeshme është e rrethuar prej policisë nga kamera dhe ndarëse metalike.