Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Alvin Berisha jashtë kampit të tmerrit, publikohet fotoja e tij e parë në liri

Alvin Berisha është nxjerrë më në fund nga kampi i Al Holit në Siri, dhe që prej ditës së sotme mund të dërgohet drejt familjes në Itali.

Më poshtë është dhe fotoja e tij e parë, e shkrepur jashtë kampit, në Damask, nga ku më pas do të niset drejt Italisë.

Lajmi i lirimit të tij është konfirmuar për Faxweb.al dhe nga i ati i Alvinit, Afrim Berisha, i cili nuk mund të ishte më i lumtur sesa sot, kur do mund ta përqafojë sërish të voglin.

“Djali aktualisht ndodhet në Damask, jam duke pritur që ai të niset drejt Romës”, është shprehur Afrim Berisha, per Faxweb.al.

Po ashtu Afrim Berisha ka deklaruar për mediat se ka pasur një komunikim telefonik me të birin, i cili i ka treguar se ndihej i frikësuar pasi nuk njihte askënd nga ana që e kishin shpëtuar.

Prej katër ditësh operacioni për shpëtimin e Alvinit është kryer nga organizata “Gjysmë hëna siriane”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, si dhe me insistimin e jashtëzakonshëm të autoriteteve italiane.

Fotoja e pare e Alvin Berishes ne Siri

Historia e Alvin Berishës preku zemrat e të gjithë shqiptarëve në momentin kur u publikua për herë të parë në televizionin Le Iene, dhe falë instistimit kryesisht të autoriteteve italiane, ai do të mund të bashkohet tani me familjen e tij.

Prej 5 vitesh tashmë Alvin Berisha ishte në kampet e Sirisë, pasi ishte marrë nga e ëma e tij, e cila ishte pjesë e luftëtarëve të ISIS. Valbona Berisha ishte martuar me një xhihadist nga Tirana, në Siri, dhe pas kësaj kishte humbur jetën gjatë një shpërthimi të ndodhur në kamoet e ISIS, duke lënë Alvinin për dy vite me radhë në mëshirë të fatit.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *