Futbollisti brazilian i Juventusit, Dani Alves, njihet për bëmat e tij. Ditën e djeshme, gazetari i klubit të bardhezijnve po raportonte përgatitjet në kuadër të sfidës së rëndësishme kundër Napolit në fushën stërvitore.
Teksa gazetari është i përqëndruar tek raportimi, Alvesh i shkon pas shpine duke e trembur. Dhe nga pamjet dallohet qartë që ia ka dalë më së miri.
Në finalen e “Champions League” të sezonit 2014-2015, Alves së bashku me shokun e skuadrës në atë kohë, Neymar, pushtuan rrjetet sociale gjatë momentin që zbrisnin shkallët elektike për t’u futur në fushë për nxehmjen para fillit të sfidës.
Kur Barcelona në vitin 2014 po luante kundër Vijareal, futbollisti u provokua nga tifozët kundërshtarë duke i hedhur një banane gjatë ekzekutimit të goditjes së këndit.
https://www.youtube.com/watch?v=XkeO_5MoxtM