Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhë Sigurinë Altin Qato ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e vjedhjes së djeshme në afërsi të Rinasit. Ai ka bërë përgjegjëse kompaninë e Sigurimit Fizik që sipas tij nuk ka plotësuar shumë nga kushtet për transportimin e vlerave monetare. Sipas Qatos ka patur një neglizhencë të madhe përsa i përket bashkëpunimit të punonjësve të kësaj kompanie me policinë e shtetit
Deklarata e Altin Qatos:
Policia ka ngritur grupet e punës. Rezulton se ‘’Jaguar Security’’ që ka kontratë me BKT ka shkelur kushtet e mëposhtme:
-Nuk ishin të blinduara mjetet edhe pse në dokumente rezulton se janë mjete të posaçme për shoqërimin e vlerave monetare.
-Kamerat nuk ishin të instaluara në mjet.
-Njëri nga drejtuesit e mjetit nuk kishte kontratë me shoqërinë.
– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.
-Nuk reaguan me armë edhe pse ishin të pajisur me armë në momentet e grabitjes.
-Dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë fizike që të identifikoheshin.
-Nuk kanë njoftuar policinë sipas rregullores që eksizston.
Gjatë paradites së sotme kemi hequr kontratën për këtë shoqëri. Ju kujtojmë se MB vazhdimisht ka kërkuar respektimin e ligjit nga këto shoqëri. Edhe gjatë takimit të fundit në 8 shkurt u ngritën shqetësime në lidhje me kushtet që ofrojnë këto kompani.
Edhe sot BKT tentoi të trasnportonte para me këtë shoqëri po u ndaluan nga policia e shtetit dhe i kthyen sërisht makinat me vlerat monetare në ambjentet e Bankës. Është ngritur një grup pune për kontrollin e të gjitha shoqërive private që operojnë në vendin tonë. Policia e shtetit po vijon hetime për këtë ngjarje deri në zbardhjen e plotë të shkaktarëve. (E.K/SHUPLAKA)
Hello to every one, it’s in fact a fastidious for me to go to see this
website, it contains important Information.
Hello, I check your blog like every week. Your humoristic
style is awesome, keep doing what you’re doing!
Hi there! I could have sworn I’ve visited this website before
but after going through many of the articles I realized it’s new
to me. Regardless, I’m certainly pleased I came across it and I’ll be bookmarking it and
checking back often!
Hi, yes this paragraph is really good and I have
learned lot of things from it on the topic of blogging. thanks.