Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Vendoseni shpejt gjobën se nuk kam kohë”, avokati Goxhaj provokon policët që ta gjobisin me 50 mijë lekë, vjen përgjigjja e papritur: Vetëm një këshillim

Avokati Altin Goxhaj është përballur me efektivët e policisë mbrëmjen e sotme pasi po lëvizte në rrugët e kryeqytetit pa maskë mbrojtëse. Ai ishte i ftuar nga gazetari Kastriot Cipi dhe i shpëtuan gjobës, ndërsa efektivët i thanë se vetëm do i jepnin një këshillim.

Ndonëse Goxhaj insistoi për të marrë masën ndëshkuese, efektivët të cilët më parë e kanë gjobitur me 30 mijë lekë, zgjodhën që ta falnin këtë herë. Avokati Goxhaj njihet si një ndër personat që e kundërshton fort vendimin e ri për mbajtjen e maskës në cdo ambient përvec shtëpisë.

Pjesë nga biseda

Goxhaj: Nuk mbaj maskë. Refuzoj ta mbaj maskën.
Polici: Për çfarë arsye?
Goxhaj: Sepse është në shkelje të ligjit dhe të drejtave të mia të Kushtetutës. Dhe unë kam refuzuar e do refuzoj që të mbaj maskën.

Polici: Mirë po fike atë…
Goxhaj: Jo nuk e fik, e mbaj gjithmonë hapur. Do të identifikohem? Të nxjerr kartën e identitetit. Urdhëro. Kjo është karta ime e identitetit, e mbaj gjithmonë në qafë por ngaqë vesha trikon e nxora nga qafa që të mbaroj punë shpejt. Nëse do të vesh gjobë, vendose shpejt se nuk kam kohë.

Polici: Një këshillim nga ana jonë.
Goxhaj: Këshillim? Ma kanë vënë një gjobë 30 mijë lekë. Po pres 50 mijë lekëshen që ti bëj të dyja bashkë dhe të filloj nga puna. Mirupafshim. Nuk na vunë gjobë, insistuam të na e vejnë njësoj si me 50 milionëshin, por nuk na e vunë. E kanë siklet të na vejnë gjobën. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *