Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Alokohet fondi/ Gjobat e emigrantëve që u bllokuan jashtë, ja ku duhet të aplikoni që të rimbursoheni

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë me dije se tashmë është alokuar fondi nga buxheti i shtetit për rimbursimi i penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit.

Kjo vlen për qytetarët që e kanë thyer këtë afat 10 mars- 1 qershor por nga sot janë hapur aplikimet dhe ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar duhet që të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit dhe të pagimit të saj si dhe numrin e llogarisë bankare.

Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet.

“Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor.

Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.“- tha Denaj.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve përmes postës është:

Dokument që vërteton marrjen e gjobës; Dokument që vërteton kryerjen e pagesës; Të dhënat individuale të llogarisë bankare (IBAN, Emri i Bankës); Numër kontakti personal.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *