AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Alo! Irida, Edi Rama ju shqetëson”, kryeministri telefonon me radhë qytetarët

Kryeministri Edi Rama siç e kishte njoftuar ka hapur një program komunikimi për hallet e luftës në familjet shqiptare.

Ai shprehet se qytetarët janë të mirëpritur të lënë kontaktin  e tyre telefonik dhe për 24 orë do ti kontaktonte.

Ndërkohë së fundi ai ka nisur komunikimin live me një qytetare e cila i ka shprehur një problem shëndetësor, por telefonatën me të e ka ndërprerë zilja e telefonit pasi e kërkonte një zyrtarë i BE-së.

Rama: Alo Irida si je, Edi Rama të shqetëson

Irida: Përshëndetje

Rama: Ke shkruar tek portali, çfarë problemi ke?

Irida: Kemi disa pallate që po ndërtohen, kam shtëpinë tek qendra sanitare në Durrës, duhet të dërgoni dikë pasi dyshohet për një person  të infektuar

Rama: Nga shpia si i keni?

Irida: Mirë faleminderit, jemi karantinuar.

Rama: Edhe kur të dilni në dyqan jo dy veta bashkë

Irida: Patjeter

Rama: Perqafime

“🔴 ëëë.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA

🟡 SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK

🟢 BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE

#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje”, shkruan Rama.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *