Deputeti Ervin Salianji ka dhënë një reagim epik ndaj padisë që ka paralajmëruar ndaj tij kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla. Me humor Salianji ka thënë se Alla e ka ngatërruar me gazetarin Artan Hoxha, pasi realisht ai është personi që kishte siguruar dhe publikuar videon.
“Ai gënjen, dhe nuk është hera e parë që gënjen. Kjo dihet tashmë. Ai duhet të heqë dora nga kokaina, nga droga, dhe të mos jetë më nën ndikimin e kokainës, pasi kjo gjë e ka penguar edhe të njohë njerëzit. Tashmë më ngatërron mua me Artan Hoxhën. I pangopur me kokainë. Njerëzit nuk kanë tas me bukë, ai kishte tasin plot me kokainë dhe e patë vetë si e thithte si i pangopur”, u shpreh Salianji në një studio televizive.
Lefter Alla deklaroi sot se ishte nisur drejt Tiranës ku do të ngrejë një padi ndaj Ervin Salianjit dhe një drejtuesi të një televizioni lokal në Bulqizë, që sipas tij prej një viti e kanë mbajtur të fshehur këtë videomontazh, edhe pse vetë ai ishte në dijeni.
“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.
Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”, deklaronte sot Alla.
Ajo që nuk qendron në logjikën e Allës, është fakti që në rast se videoja do të ishte vërtetë shantazh, pse ai nuk ka ngritur më herët padi ndaj autorëve të saj, por priti që ajo të merrte dhenë në mënyrë që ti drejtohet prokurorisë.
Po ashtu mbetet e paqartë se pse Alla nuk ka ngritur padi në drejtim të gazetarit Artan Hoxha, i cili pranon se është disponuesi i videos, edhe më herët se deklaratat e Salianjit apo Partisë Demokratike që reaguan disa orë më pas se publikimi i emrit të Allës.
Ndërkohë që ajo që shton edhe më shumë pikëpyetjet, se po skenohet një ‘’puç” i dytë për Salianjin, për të cilin është kërkuar dënim në rastin ‘Babale”, është heshtja e zgjatur e PS-së, që jo vetëm nuk kanë kërkuar zbardhjen e videos, po duket se po marrin kohë për të kryer kundërsulmin.
Të gjitha reagimet e deritanishme flasin për një faj moral të Allës, nëse video vërtetohet, ndërsa sipas socialistëve ligjërisht ai mbetet i pastër.