AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbardhet dëshmia e Lefter Allës në SPAK, çfarë ka kërkuar kryebashkiaku i Bulqizës

 “Nuk jam unë personi në video, është video-montazh”- kjo mësohet se është deklarata që ka thënë para SPAK, ku qendroi më shumë se një orë, kreu i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, për videon ku pretendohet se ai po konsumon lëndë narkotike në një lokal.

Alla ka kërkuar që të gjendet kush është personi në video, pasi ai pretendon se është aktor. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar që për videon të pyeten ato persona që i nxorrën emrin.

Ndërkaq më herët avokati i tij, Petrit Isamili, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Allës në SPAK, u shpreh se nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por ngjarja pritet të qartësohet:

“Nuk dha asnjë deklaratë. Pritet të sqarohet. Video shihet se është montazh.”- u shpreh ai, ndërkohë që nuk dha më tepër shpjegime në lidhje me pretendimet e palës mbrojtëse.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është bërë tema kryesore e debateve politike, pas daljes së një videoje ku mendohet se është pikërisht ai duke marrë drogë, mësohet se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar çdo detaj mbi çështjen.

Por çfarë parashikon ligji për rastet kur konstatohen veprime të tilla si ai i kryebashkiakut?

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, shkruhet në nenin 283 t Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Ened Nakuçi është prokurori i çështjes ndërsa pritet mbledhja e provave dhe dëshmive për të arritur në një version zyrtar të rastit në fjalë.

Deri më tani, Alla e ka mohuar akuzat duke e konsideruar videon si të montuar ndërsa nga hetimet pritet të zbulohet se cila nga pikat e ligjit mbi drogërat ka abuzuar kryebashkiaku.

Nuk dihet nëse do të kërkohet shkarkimi apo pezullimi nga detyra e tij në rastin kur akuza të tilla provohen nga SPAK si dhe nëse është kompetencë e këtij organi marrja e një vendimi të tillë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *