Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Alketa Vejsiu hakmerret ndaj Arilena Arës, ky është kushti që i ka vendosur Vera Grabockës, regjisorja merr vendimin ekstrem

Nisja e “Në kurthin e Piter Pan” na bëri të kuptojmë se marrëdhënia mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut vazhdon të jetë si më parë. Kjo, falë postimit dhe fjalëve që regjisorja i dedikoi moderatores, duke nxjerrë në pah talentin dhe përkushtimin e kësaj të fundit përgjatë shumë viteve karrierë.

Por, duket se ky postim dhe rikthim i dyshes në qendër të vëmendjes e ka zanafillën diku tjetër. Burime pranë televizionit Klan kanë bërë me dije se Vejsiu ka patur një kusht për vijimësinë e bashkëpunimit mes saj dhe Grabockës.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e asistentit të Verës prej 16-vitesh, Popi Kolës, i cili është njëkohësisht menaxher i këngëtares Arilena Ara dhe një prej njerëzve më të afërt të saj. Njëkohësisht Popi në këto 16 vite ka qenë edhe njeriu më i afërt i regjisores Grabocka, krahu i saj i djathtë në çdo projekt dhe njerëzit e medias e dinë mirë se të dy kanë qenë të pandashëm në gjithë këto vite pune sëbashku.

Një lajm i tillë vërtetohet edhe më shumë nga fakti se siç tregojnë të njëjtat burime, Popi nuk ka qenë i pranishëm në prapaskenat e puntatës së parë të “Në kurthin e Piter Pan” për këtë sezon të tretë.

Gjithashtu, me një kërkim të thjeshtë, vihet re se Alketa Vejsiu tashmë nuk i ndjek në Instagram Popi Kolën dhe Arilena Arën ndërkohë që as këta të fundit nuk e ndjekin mbrapsh.

Kujtojmë se një ftohje mes Arilenës dhe Alketës lindi pas përfundimit të “Festivali i Këngës”, edicion nga i cili këngëtarja doli fituese ndërkohë që Alketa Vejsiu i dedikoi hapur një falenderim pretendentes tjetër për çmimin e madh, Elvana Gjatës.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *