Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kam 24 vite që paguaj taksa”, mësuesja preket nga Covid, i nxjerr të ‘palarat’ shtetit: Nuk bëra dot as një tampon falas, sistemi i mallkuar vetëm më zvarriste…

Alketa Lugaj, mësuese në një nga shkollat në Fier, dhe njëherësh kandidate për deputete në qarkun e Fierit nga radhët e PD-së ka treguar eksperiencën e saj me Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, mësuesja denoncon se nuk ka marrë asnjë shërbim nga institucionet e shtetit dhe se çdo shërbim është detyruar që ta marrë në strukturat private.

Lugaj ka qenë disa ditë më parë dhe në një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha ku denoncoi kushtet e vështira që sipas saj po përballen mësuesit, që duhet të bëjnë orë shtesë, për shkak të bërjes së shkollës me turne.

Postimi i Lugajt:

UNË DHE COVID 19! (Një përjetim personal i DASHURISË NJERËZORE mbi vetminë dhe braktisjen …)

Covid 19 erdhi tek unë befas : me kollë të thatë, dhimbje fyti, ashpërsim të kollës, temperaturë … e më pas me përpjekje për të më zotëruar me ndjesinë e shkuljes së fytit e kraharorit .

Tinzar, covid 19, synon të të vetmojë, izolojë e më pas të të pushtojë .

Mrekullisht, nuk ia doli dot. Nuk ia doli dot falë dashurisë, kujdesit, fjalëve, mbështetjes, kurajës me të cilat më rrethuan vazhdimisht familjarët e shtrenjtë, të afërmit e dashur, miqtë e pafund të mi.

MIRËNJOHJE E PAKUFISHME!

Por, Covid 19, ka një aleat të ftohtë e zvarritës si vetja :

SISTEMIN SHËNDETËSOR PUBLIK TË EDIT DHE OGIT !

Një shërbim publik që të kujton endjet kafkiane përballë absurdit të kohës që nuk pret ! Unë, mësuese prej 24 vitesh , që kam paguar për 24 vjet kontribute shoqërore e shëndetësore, taksa, tatime, tarifa …; në momentin më të vështirë të shëndetit tim, nuk mora ASNJË SHËRBIM PUBLIK SHËNDETËSOR , asnjë !

Nuk bëra dot asnjë TAMPON FALAS (sepse m’u kërkua të ngrihesha nga shtrati me temperaturë e të shkoja në zyrat e DSHP …)

Nuk bëra dot asnjë ANALIZË GJAKU FALAS (?!) asnjë GRAFI apo SKANER FALAS (?!), madje nuk mora asnjë , asnjë ILAÇ TË RIMBURSUAR (?!) ….

Pse ? Sepse, sepse, sistemi i mallkuar kafkian prej Edi dhe Ogi do të më zvarriste e zvarriste dhe koha nuk më priste. Po të prisja ata, mund të mos isha më !

Kemi ngecur në një morsë të dyfishtë, që jo thjesht po na bën të vuajmë, por po na rrezikon deri dhe ekzistencën, secilit, gjithkujt, çdo shqiptari të thjeshtë sot.

Është morsa mes Covid 19 dhe Covid Rama !

Është Shila dhe Caribda prej së cilës mund të dalim vetëm duke nxjerrë prej thellësive të shpirtit tonë shqiptar vitalitetin, dashurinë dhe forcën e pakufishme për jetën, me dritën e shpresës për ta ndryshuar një herë e mirë, e përfundimisht këtë realitet. Ndryshimi do të vijë ! Lutemi për shëndetin dhe jetën e çdo shqiptari sot. 

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *