Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Alket Hyseni komenton raportin e DASH për Shqipërinë: Unë nuk i përkas kastës naive që beson se Shqipëria do të gdhihet pa korrupsion

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të teleizionit FaxNeës, ka komentuar raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me nivelin e korrupsionit në vend.

Hyseni u shpreh se fenomeni i korrupsionit është ekzistent në fushën e drejtësisë por edhe në fusha të tjera të administratës dhe shoqërisë. Gjithashtu ai theksoi se nuk është nga ata që mendon se nësër Shqipëria do të gdhihet pa korrupsion, por sipas tij minimizimi i korrupsionit është detyrë parësore e mazhorancës.

“E pranojmë që Shqipëria ka akoma nivel të lartë korrupsioni dhe ashtu sikurse raporti i Departamentit të Shtetit, konstatohet qartësisht në sistemin e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të administratës dhe shoqërisë shqiptare sepse fenomeni i korrupsionit nuk është vetëm në institucione shtetërore.

Fatkeqësisht konstatohet edhe në fusha të tjera të shoqërisë dhe për këtë janë marrë reforma të qenësishme të cilat i përmend edhe vetë DASH. Unë nuk i përkas kastës naive që të besoj se nesër Shqipëria do të gdhihet pa korrupsion. Korrupsioni është një e keqe që i bashkëshoqëron këto sisteme, por minimizimi i tij është detyrë parësore dhe patjetër që do të realizohet në muajt e ditët në vijim”.- tha Hyseni.

Shkarkimin e Shahinit, Hyseni e komentoi me një fjali të vetme duke thënë se është në të drejtën e kryeministrit të vendosë në lidhje me kërkesën e bërë nga ministrja e Arsimit për largimin e saj nga detyra.

“Është një vendim që ka të gjithë të drejtën për ta marrë kryeministri. Ai ka gjykuar mbi këtë çështje dhe ka vendosur, nisur dhe nga kërkesa e vetë zonjës Shahini”.- u shpreh Hyseni.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *