Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka renditur nëpërmjet një video ku shfaqet Erion Veliaj dhe Edi Rama me ish-kryebashkiakun e Veronës, Flavio Tosi, katër fakte se si ky i fundit po hetohet nga antimafia italiane pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetas.
Alibeaj shkruan se Rama dhe Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.
Postimi i Alibeajt:
Fakt1- Në video shfaqen 3 persona. Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Flavio Tosi- Kryetar i Bashkisë së Veronës (2016)
Fakt 2- Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.
Fakt 3- Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.
SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave! Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar! Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave.