Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U mor zvarrë gjatë protestës së Teatrit, por policia nuk e ‘mbyll me kaq’ me Alfred Lelën, e gjobit me 200 mijë lekë

Gazetari Alfred Lela në një shënim në mediet sociale ka bërë me dije se është gjobitur nga policia, pasi mori pjesë në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Megjithëse ndaj tij u ushtrua dhunë, policia e ka gjobitur gazetarin me 200 mijë lekë, pasi “paska përbërë kërcënim për punonjëset e policisë”.

“Pas ‘kërcënimit’ që paskësha përbërë për punonjëset e Policisë më 17 të majit në LalErvardin e Tiranës, komisarët e partisë së Leshit më gjobisin me 200 mijè (petrita komunistë lule) për ecje në Pedonale, pa leje, m’u nën hundë të kovidioteve nëntëmbëdhjetë. Po atë ditë. S’ka gjë se pEdonalja atë ditë të lume qe e bllokuar nga trimat e Leshit.

Çfare gallate!Tani do shkoj çdo ditë te Drejtoria e Policisë për t’u pajisur me lejen e gazetarit, se në shtetin e këtyre ushtrimi i zanatit është sipas orëve dhe logjikave policore.”- shkruan Lela.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *