Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

‘Bravoçunat’ të më gjejnë biçikletën, ironia epike e Alfred Lelës pas dhùnës nga policia

Nga Alfred Lela

Prej nga sot programeve të Radio Tiranës do t’i mungojë pena e ndritur e letërsisë për fëmijë, shkrimtari e gazetari Shkëlzen Zalli. Shkoi kësaj jete duke lënë pas një arkiv të pasur emisionesh për fëmijë, me të përjavshmit “Mikrofoni i qershizave”, “Kolovajsa e pasdites”, “Në vallen e rritjes sonë”. Dëgjuesi dhe lexuesi i vogël e njohu nga një pasuri librash për fëmijë që do t’i mbeten atij.
Homazh për kolegun e nderuar me poezinë e tij, si sfidë e jetës mbi vdèkjen tashmë me kujtimin për të.

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot. Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro.

Jam menduar më shumë atë ditë kur ‘ma bëri me sy’ në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 8 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të bravoçunave, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik).

I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurt, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë ‘këputur’ duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë.

Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta ‘trima me yll në ballë’ që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty.

Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë ‘qyteti’. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke ‘mbrojtur’ një deputete të LSI, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. Me u dhi t’qeshmit, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse një abdsurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë. Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah. Nëse e bëni, ua ‘kam falur gjakun’. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi ‘jek e jek’.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *