Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pasi u tërhoq zvarrë, Alfred Lela flet nga protesta: Punonjësit e policisë i kam falur, nuk e kam falur Edi Ramën (Qytetari i ndërpret fjalën)

Analisti dhe gazetari Alfred Lela ishte sot i pranishëm në protestën e dytë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin, ku foli edhe për dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë ditës kur u shemb Teatri Kombëtar.

Lela tha se policët i fal për dhunën e ushtruar, por kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm jo. Pasi sipas Lelës, janë treguar burracakë, e nuk kërkuan falje për përplasjen që ndodhi mes uniformave blu dhe artistëve e aktivistëve. Gjatë fjalës së tij Lela u ndërpre nga një, qytetarë i cili thërriti “Nuk e njoh policinë e Leshit!”

“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit. Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën”.- tha Lela. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *