Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aleksandër Çipa ngre alarmin: Mediat ndodhen në rrethana ekzistenciale, mund të jetë sektori më i prekur kriza

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa ka folur me skype me TV Fax News ku tha se kërkesat e Unionit janë njësoj si në të gjitha aspektet e tjera që kërkojnë mbështetje në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

Ai tha se ka kërkuar nga anëtarët e komisionit parlamentar të ekonomisë i cili ka mbledhje ditën e nesërme të diskutojë edhe krizën që rrezikon të përfshijë mediat në vend, ku tha e nëse situata e fatkeqësisë natyrore vijon për 3 muaj, ajo vendoset në kushtet e rrezikshmërisë së ekzistencës.

Sipas Çipës, në këto kushte gjithçka është ndërprerë në shtypin e shkruar ndërsa marrëdhëniet me kompanitë e marketingut dhe biznesit janë në krizë pasi shumë prej tyre janë ndërprerë.

“Ne kemi diskutuar me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, nesër mblidhet dhe shpresoj të diskutohet. Ndodhemi në një situatë kritike dhe lidhet me rrethanën ekzistenciale. Momentalisht kjo krizë dhe masat e marra prej qeverisë ka ndryshuar të gjitha strukturat në skenën mediatike të vendit. Gazetat kryesore kanë ndërprerë prej më shumë se 10 ditësh botimet e tyre, kanë ndërprerë punën strukturat e manaxhimit dhe marketingut, janë reduktuar stafet redaksionale në funksion dhe llogari të raportimeve në mediat tona”.

“Unë shpresoj që të mos zgjasë shumë koha e pandemisë dhe e efektit për nxjerrjen e urdhërit për fatkeqësinë natyrore. Janë së pari pasoja financiare, mediat si burim të parë të të ardhurave kanë marketingun dhe marrëdhëniet me kompanitë e biznesit. Në këto kushte pothuajse të gjitha janë ndërprerë. Të gjitha kontratat ekzistuese mes mediave dhe kompanive janë ngrirë dhe nuk diihet se sa do të vijojë. Për pasojë unë besoj se nëse do të vazhdojë për 2 ose 3 muaj situata është kritike dhe komuniteti i gazetarëve mund të bëhet një nga entitetet më të prekura nga kjo krizë”, tha Çipa.

Por cila është kërkesa ndaj qeverisë?

“Në kërkesën tonë ne duam ta përfshijmë gjithë komunitetin e punonjësve të medias në mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë që duhen mbështetur. Ka shtresa që mund të mos kenë nevojë por shumica e gazetarëve në terren kanë nevojë për mbështetje financiare”.

Çipa ka edhe një këshillë për gazetarët sidomos ndaj atyre që raportojnë nga spitalet si edhe stafeve mjekësore.

“Unë shpresoj që kolegët tanë që raportojnë masivisht kryesisht nga qendrat spitalore, të plotësojnë të gjitha kriteret e mbrojtes dhe në rast të mos pasjes së kushteve dhe mundësive do tu lutesha stafeve mjekësore që t’ua siguronin sepse nuk janë shumë persona. Ju lutem gjithë operatorëve të mediave të ushtrojnë kontrolle dhe marrin masa për mbrojtjen e stafeve të tyre, do të japë një mesazh specifik edhe për opinionin publik”.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *