AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Aleanca Qytetare, jo vetëm për të ardhur në pushtet”, Basha prezanton projekt-vendimin për krijimin e saj

Aksioni kryesor politik pas zhvlerësimit zyrtar të datës 30 Qershor me dekretin e ri të Presidentit, nga ana e Partisë Demokratike, që pritet të vendoset nga Këshilli Kombëtar, është krijimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Vendimi që i është propozuar Këshillit Kombëtar nga kryesia e Partisë Demokratike ditën e djeshme synon të bëjë bashkë opozitën me elitën e shoqërisë, njerëzit e paangazhuar dhe rininë për t’i dhënë fund tranzicionit nëpermjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit të sistemit të kalbur nga korrupsioni dhe kriminalizimi i tij.

“Ne duhet të bëjmë shqiptarët bashkë, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por për të ndyshuar Shqipërinë. Ky ndryshim nuk mund të bëhet duke përjashtuar, por duke përfshirë.”– u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke prezentuar projektvendimin për krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë, i cili mësohet se përbëhet nga dy pika.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *