Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon me betejën e saj ligjore në lidhje me kundërshtimin që kanë për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që ditën e sotme sapo kanë depozituar në SPAK kallëzimin e 6 penal ndaj 4 subjekteve.
Fax Neës mëson se kallëzimi është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, firmës Bjarke Ingels dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha.
Ata akuzojnë personat në fjalë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv dhe pasiv në lidhje me projektin e Teatrit të ri që është parashikuar të ndërtohet.
“Unë jam tender, ti je tender, ai ose ajo janë tender, ne jemi tender, ju jeni tender ata dhe ato janë tendera”, tha aktori i njohur Mehdi Malkaj gjatë një deklarate para SPAK.