Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Albpetrol ndërpret nxjerrjen e naftës”, Balluku jep lajmin e papritur: Janë mbushur depozitat e naftës plot

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e naftës pasi depozitat janë mbushur plot.

Ministrja Balluku thotë se sektori është goditur nga kriza e COVID-19 prandaj do të ketë një vendim të dytë në një proces ristrukturimi. Po ashtu ministrja shtoi gjithashtu se punonjësit e Rafinerisë së Ballshit kanë marrë pagën e luftës 400 mijë lekë.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar.

Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” tha ministrja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *