AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti zbardh prapaskenat: Po blihet kohë për të vonuar qeverinë e re, fitorja jonë ka lënë të pakënaqur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hedhur akuza se në Kosovë aktorë të ndryshëm po tentojnë të pengojnë marrëveshjen për qeverinë e re.

Ai ka deklaruar se faktorë të brendshëm po blejnë kohë për të mos finalizuar sa më parë marrëveshjen me LDK. Kurti ka theksuar për “Ora News” se kjo sjellje vjen sepse ka njerëz të pakënaqur nga fitorja e VV.

“Unë nuk e besoj këtë gjë, sepse ka mjaftueshëm faktorë të  mbrapshtë brenda vendit që nuk ka nevojë askush ti ndihmojë prej jashtë për këtë gjë. Fitorja e VV mund ti ketë lënë të pakënaqur faktorë të ndryshëm dhe ajo që po ngjan tani nuk do të thoja se është tendencë për ta ndryshuar rezultatin, por për ta vonuar qeverinë e re.

Pra, çfarë po bëhet është që po blihet kohë, e cila do të mund të përdorej për dy gjëra. Njëra është që ata që kanë përjetuar këtë tronditje të thellë nga fitorja politike e VV dhe e opozitës në përgjithësi ta marrin veten, të sinkronizohen me realitetin e ri, por nga ana tjetër kjo kohë do të mund t’i nevojitej për ti bërë disa prapështësi të fundit brenda institucioneve të sistemit, siç është punësimi i njerëzve të caktuar në pozita të caktuara, emërimet e ndryshme e kështu me radhë”, ka deklaruar Albin Kurti.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *