Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti takohet në Shkup me Zoran Zaev, zbulohet për çfarë u diskutua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Shkup.

Në këtë takim, Kurti ka qenë i shoqëruar me anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu.

Kreu i VV-së përmes Facebook-ut, ka shkruar se në takimin me kryeministrin Zaev kanë biseduar për situatën politike në dy vendet dhe për çështjet e integrimit evropian.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *