Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti shpjegon përplasjen me Ramën dhe a do të marrë pjesë në tryezën e ‘mini-shengenit’

Albin Kurti ka shpjeguar sot gjatë diferencat që pati me Edi Ramën gjatë takimit bë Tiranë për sa i përket shengenit Ballkanik. Ndërsa kryeministri kosovar foli për një makro Shengen mes shqiptarëve homologu i tij ia ktheu se ai nuk mund të realizohet pa bërë mini shengenin ballkanik. Albin Kuri e pranoi pa hezitim se midis tij dhe Ramës ka dallime në jëtë pikë.

Gjatë një interviste për Rubikon në KTV ai e ironizoi mini Shengenin duke e quajtur më shumë një ide sesa një projekt konkret.Vëretja tjetër e tij qe se ky proces nuk mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë. “Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimin e Jugosllavisë së katërt” tha ai.

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. “Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës” tha ai duke shtuar: ”Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *