Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Video/ Kurti del me zë dhe figurë hapur kundër Trump, ja thirrja që ka për shqiptarët

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në facebook, i bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të votojnë kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Duke e cilësuar Biden-in si një përkrahës të shqiptarëve dhe ndër të parët që denoncoi fashizmin e Millosheviçit, Kurti kërkon nga shqiptarët që votën e tyre ta japin për kandidatin demokrat. Në këtë mënyrë kryetari i LVV-së del hapur me zë dhe figurë kundra presidentit Trump, deklaratë kjo e cila mund t’i kthehet në “boomerang” nëse ky i fundit shpallet fitues i zgjedhjeve në SHBA.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” tha Kurti.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *