Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Pjesë e deklarimeve që ka bërë ish-kryeministri i Kosovës është apartamenti me vlerë 400 mijë euro i blerë nga bashkëshortja e tij në Norvegji për të cilin thotë se ka marrë një kredi.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë kredi, ndërsa gruaja e tij ka një kredi prej 242.224 euro në Norvegji për blerje apartamenti. Kurti deklaron se jeton në një apartament me qera, ndërsa këto deklarime pasurie janë bërë 1 muaj pasi mori postin e kryeministrit.
Ai ka deklaruar se ka të ardhura vjetore 10.040 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 46.990 euro.